Sonila Meço, një nga gazetaret më të mirënjohura në vend, ka vendosur ti kushtojë vëmendjen e të gjithë njerëzve, një person të rëndësishëm në jetën e saj, e cila është vjerra. Ja çfarë shkuran Sonila:

"Gjithmonë e qetë, e kujdesshme, e butë dhe e ëmbël, gruaja që solli në jetë bashkëshortin tim e sot kujdeset për të voglën tonë nuk kërkon asnjeherë vëmendje. Veç jep, me kënaqesinë e një gruaje që do të shohë të lumtur të shtrenjtët e saj. Për mua është e shenjtë, nga dashuria e saj janë rritur dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime…

Ndaj sot do t'ja kushtoj unë gjithë vëmendjen e botës, sepse e di së në çdo ditë tjetër të vitit ajo harron botën për ne.

Gëzuar ditëlindjen Irma, grua e jashtëzakonshme!

Faleminderit për nënën, gjyshen dhe maminën e mirë në Ty" shkruan ajo në foton ku shfaqet partneri, Drini, Amaris dhe zonja Irma.