Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Siç duket në videon e publikuar nga Rama, vaksinat në Rinas janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Teksa në rajon s’ka ende doza për vaksinim masiv, mbërrijnë edhe 50,000 doza të vaksinës AstraZeneca

NE DO T’IA DALIM ASHTU SIÇ JU’A KAM THËNË, më mirë e më shpejt se plot të tjerë në Europë”, shkruan Rama në Facebook.