Pas famës së marrë kohët e fundit duket se Bleona Qerreti nuk ndalet. Ajo pretendon se yjet e njohura të muzikës botërore kanë kopjuar veshjet e saj. Këtë herë Bleona ka akuzuar Paris Hilton për kopjim, duke publikuar në rrjetet sociale dy fotografi, ku ato shfaqen me fustan të ngjashëm.
Pak ditë më parë Bleona publikoi disa foto të tjera, sipas së cilës, Rihanna, Lady Gaga, Britney Spears dhe Jennifer Lopez kishin kopjuar veshjet e saj. Në foto është e dukshme që veshjet janë të njëjta, por ajo që nuk është vërtetuar ende është se kush e ka veshur e para.





