Kthehet në vëmendje ngajrja e ndodhur një vit më parë pas një koncerti, ku çifti i njohur Tuna & Cozman u ndaluan nga patrulla të policisë në blv. Zogu i Parë.
Pas ndalimi efektivët e policisë i kanë kërkuar çiftt të bëjnë një kontroll, por këngëtarja e njohur ndryshe si “Zogu” i është përgjigjur: “Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni”. Ky reagimi duket se shtoi dyshimet e policisë të cilët pas kontrollit, gjetën në të mbathurat e Cozman, 20 gr marijuanë.
Për këtë shkelje, reperi nga Prishtina doli përpara gjykatës së Tiranës e cila në muajin korrik, e la të lirë këngëtarin kundrejt garancisë prej 5 mijë eurosh. Por tashmë hetimet kanë përfunduar dhe Prokuroria e akuzon Ylber Abdullahin për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Mëngjesin e 1 marsit, Ylber Abdullahi do të dalë përpara gjyqtarit Martin Deda. Akuza që rëndon mbi Cozman përcaktohet nga neni 283 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg.





