Ka dy ditë që Greta Koçi është përfshirë në një vorbull thashethemesh, pasi mendohet që kënga e saj e fundit është vjedhur nga këngëtari Besim Buzuku. Vetëm mbrëmjen e djeshme Great ka reaguar me një status të bërë publik në rrjetet sociale. Ajo akuzon producentin Besim Buzuku për shitje të një orestraleje të vjedhur, duke lajmëruar se të gjithë materialet për këtë çështje janë në dorë të prokurorisë.

Statusi i plotë i këngëtares: 

Njoftim publik !

Sot rreth orës 16:30, një Hacker ka sulmuar kanalin tim në YouTube duke me bllokuar këngën dhe videon time të re "I Besova". Menjëherë njoftuam Drejtorinë e Policisë Tiranë, sektorin e krimeve kompjuterike, e cila po vepron për kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale. Hacker-i është shtetasi kosovar, Erkand Shabani.

Ju bej me dije se më datën 1 shkurt 2016, kam bërë kallëzim penal për vjedhje me anë të mashtrimit për shtetasin kosovar, Besim Buzuku me nofkën (Chips), i cili na ka shitur beatin orkestral të vjedhur të këngës "Me mu" që është kënduar nga unë, Gold Ag dhe Eni Koçi si dhe një orkestrale tjetër të vjedhur. Aktualisht, materialet i kanë kaluar Prokurorisë Tiranë.

Video do të lirohet shumë shpejt nga YouTube.

Faleminderit për mirëkuptimin.