Në mbështetje të Vendimit të marrë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, avokatët e Dhomës së Avokatisë Durrës do bojkotojnë për 3 ditë të gjitha seancat gjyqësore në të gjitha nivelet e gjykatës si në Shkallë të Parë, në Apel dhe në Gjykatën e Lartë, kjo si rezultat i mosreflektimit nga ana e Qeverisë për rritje fiktive dhe pa asnjë bazë llogaritje të pagesës për sigurimet shoqërore.

Në mbledhjen e zhvilluar, avokatët unanimisht vendosën të bojkotojnë të gjitha seancat gjyqësore me përjashtim të masave të sigurisë. Sipas avokatëve, vendosja e pagës dhe përcaktimi i shumës për derdhjen e sigurimeve shoqërore nga qeveria rëndon mbi xhepat e popullit. Sipas avokatëve të Durrësit, kjo është një lloj vjedhjeje, sepse këto kontribute që shteti i mbledh për t’i marrë nga këta të fundit, nuk është se do t’u shkojnë për rritjen e pensioneve pensionistëve që i ka katandisur si mos më keq.

K.H.