Disa ndeshje nga Kategoria e Dytë e futbollit shqiptar kanë kaluar me incidente të rënda në fushë.
Në ndeshjen mes Gramozit dhe Domosdovës lojtarët vendas kanë dhunuar portierin e skuadrës mike. Sulmi ndaj portierit të Domosdovës ka qenë në grup nga lojtarët vendas dhe pas skandalit pritet edhe një lloj dënimi për vendasit.
Ndërkaq, një tjetër incident u shënua edhe në ndeshjen mes Memaliajt dhe Tepelenës. Tifozët u futën në fushë, ndërsa arbitri i ndeshjes thuhet se u dhunua nga ana e futbollistëve të Memaliajt.