Deputeti Lefter Koka, ka vijuar takimet eletorale, duke u ndalur në lagjen 5 të Durrësit. Ai kërkoi votën e qytetarëve durrsakë për të marrë mandatin e tretë, për të përfunduar investimet e nisura në këtë qytet dhe në mbarë vendin.

“Qëndron nevoja për të konfirmuar vazhdimin e punës. Shpesh njerëzit pyesin për mandatin e tretë nëse është thjesht inerci për PS, por thelbi i mandatit të tretë është të kryejmë punët e nisura, të mos lëmë në mes kaq shumë punë dhe të mos mbyllim derën që mezi kemi hapur për këtë investim apo të tjera, që janë në rrugën e çeljes së tyre, që do të bëjnë të mundur që Shqipëria e vitit 2030 të jetë një Shqipëri tjetër. Ndër të tjera, mandati ynë i tretë vjen pasi ky mandat ka qenë i thyer në mes, më i jashtëzakonshmi, sepse uroj që të mos ketë më mandate të goditura në mes nga një tërmet apo nga tërmeti i pandemisë dhe ndërkohë në Durrës, kemi një punë për të mbaruar me rindërtimin, se ndërkohë që flasim, ka familje që janë kthyer në shtëpitë e tyre. Janë më shumë se 400 pallate që janë riparuar dhe aty jetojnë normalisht sot, si dhe kanë përfituar nga grantet e riparimeve. Jetojnë në pallate më të mira sesa deri dje. Ashtu sikundër ka familje që hyjnë në banesa individuale. Pa llogaritur përfundimin e gjithë projekteve të kopshteve, çerdheve e shkollave dhe si mundet ta ndërpresin në mes? Unë besoj që nuk mundet dhe nuk do ta ndërpresin, por përtej kësaj, ne kemi domosdoshmërinë e luftës së pandemisë”, u shpreh kandidati i PS në qarkun e Durrësit, Lefter Koka.

Me banorët e lagjes 5 në Durrës – Mandati i tretë, mandati i projekteve të mëdha për qytetin tonë. Rindërtimi vijon…

Posted by Lefter Koka on Sunday, April 18, 2021