Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër ditën e sotme punimet në lagjen 5 Maji, e cila është pjesë e projektit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Gjatë inspektimi,t Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, dhe kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj.
Kryeministri, gjatë fjalës së tij, ka premtuar se punimet kanë për të përfunduar në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Kjo deri në pranverën e vitit të ardhshëm do jetë e mbaruar, mund të jetë dhe më përpara por mund të ketë dhe të papritura”, tha Rama.
Theksohet se në lagjen e re 5 Maji do të jenë rreth 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale dhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42”.





