Inter po kalon momente të vështira financiare. Borxhi i grumbulluar është 417 milionë euro. Vetëm në bilancin e sezonit të kaluar deficiti ishte 140 milionë, ndërsa shuma e kredive ndaj bankave është 230 milionë euro. Një situatë që kërkon zgjidhje sipas “Gazzetta Dello Sport”, vetëm duke afruar financues të rinj, por jo ortakë që të marrin pjesën më të madhe të aksioneve.
Sipas kësaj gazete, presidenti i zikaltërve, Erick Thorir është në kërkim të parave që do të sillnin pak frymëmarrje në klub dhe një pistë e mundshme është edhe Kina. Të ardhura të tjera do të përfitoheshin nga kualifikimi në Champions League.
Inter momentalisht ndodhet në vendin e katërt, 1 pikë larg pozicionit që e kualifikon në fazën play off dhe 9 pikë larg sigurimit direkt në fazës së grupeve në Champions League. Një gjë është sigurt, që Erick Thorir dhe Massimo Moratti nuk duan të lëshojnë shumë nga aksionet që kanë tek Inter.