Adam Johnson përjashtohet nga skuadra e Sunderlandit pas akuave për pedofili. Klubi britanik e bëri të ditur këtë lajm nëpërmjet një komunikate të shkurtër për shtyp, ku theksoi ai e zgjidhi në mënyrë të menjëhershme kontratën me futbollistin.
Adam Johnson u shfaq në gjykatën e Bradford Crown për t'u përgjigjur ndaj 3 akuzave për abuzim seksual me të mitur, nga të cilat ai pranoi vetëm njërën prej tyre. Johnson, i cili ka zhvilluar 12 ndeshje me përfaqësuesen angleze, pranoi gjithashtu se ka ngacmuar seksualisht edhe një vajzë nën moshën 16-vjeçare.
Adam Johnson e nisi karrierën e tij te Midlesborough dhe ka luajtur edhe me Manchester City. Në vitin 2012 ai u transferua te Sunderland për 10 milionë paundë, duke nënshkruar me këtë skuadër një kontratë 4-vjeçare. Sulmuesi anglez ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e fundjavës së kaluar që Sunderland luajti me Liverpool, sfidë kjo e mbyllur në barazimin 2-2.
Mendohet se procesi gjyqësor ndaj futbollistit Adam Johnson do të zgjasë 2 javë.