Edhe pse reshjet e shiut nuk kanë pushuar për gjatë gjithë ditës trajneri Magani ka zhvilluar dy seanca stëërvitore me ekipin. “Djemtë e Detit” pavarsisht terrenit të lagur po stërviten intesivisht për sfidën e rradhës kundër Kukësit.

Rreth përgatitjes por dhe sfidës së fundjavës është shprehur Klaudio Hyseni i cili rikthet në pozicionin e tij natyral atë të mesfushorit të qendës. Hyseni ishte aktivizuar si sulmues në dy fazat e para nga Magani por me popullimin e këtij reparti trajneri e rikthen Hysenin në pozicionin e tij.

“Edhe pse shiu nuk ka pushuar ne kemi zhvilliuar dy seanca stërvitore, pra shiun nuk e kishim pengesë për tu stërvitur. Po përgatitemi sic duhet dhe stërvitja e tillë i shërben ekipit në raste kur ka reshje apo dhe kur skuadra luan në fusha jo të mira. Ekipi është i plotë dhe kjo na jep më shumë frymëmarrje për ndeshjet e rradhës.

Unë po stërvitem shumë në mënyrë që të jem i gatshëm për tranjerin dhe skuadrën. Pozitive është që unë rikthehem në pozicionin tim pra si mesfushor qendre, dhe në këtë pozicion padyshim që jap më të mirën time dhe pse do të luaja në ҫfardo pozicioni që trajneri do të më caktonte. Këtë gjë duhet ta bëj ҫdo lojtar për skuadrën. Shpresoj të kemi ecuri pozive dhe të kem më shumë hapësira për tu aktivizuar dhe për të ndihmuar ekipin.

Na pret një javë e vështirë por them që po stërvitemi mirë dhe në fund vendimin ta japë fusha e blertë, duke shpresuar që dhe fati të jetë në anën tonë e të dalim me kokën lart nga stadiumi i Kukësit”- ka mbyllur bisedën e tij Klaudio Hyseni.