Jose Mourinho ka arritur marrëveshje me Manchester United për të drejtuar “Djajtë e kuq” sezonin e ardhshëm në Premier League. Edhe pse lajmi nuk është ende zyrtar, menaxheri i portugezit u ka thënë miqve të tij më të ngushtë se palët kanë rënë dakord, që portugezi të zërë vendin e Louis Van Gaal.
Sipas mediave britanike, se palët kanë qenë shumë pranë marëveshjes që javën e kaluar, por vetëm orët e fundit drejtuesit e United dhe menaxheri i portugezit kanë mbyllur edhe detajet e fundit të transferimit të Mourinho te United. Të shtunën e kaluar, trajneri portugez, që u shkarkua dy muaj më parë nga stoli i Chelsea, ishte në Gjermani, për të parë ndeshjen Hertha-Bortmund. Gjatë dy muajve të fundit ai ka udhëtuar shumë nëpër botë, duke bërë pushime të gjata. Pak ditë më parë ai pat deklaruar se së shpejti do të rikthehet në punë dhe duket se i referohej marrëveshjes me United, por detyrën do ta nisë sezonin e ardhshëm.
Kishte kohë që përflitej ky transferim edhe pse ende nuk është zyrtarizuar. Sezonin tjetër do të rikthehet sfida Mourinho-Guardiola, si dikur, kur drejtonin Real Madrid dhe Barcelona në Spanjë.