Një numër i konsiderueshëm fansash të Borussia Dortmundit krijuan një “lojë” aty për aty. Jo pa arsye në 20 minutat e para ata munguan në ndeshjen ndaj Stuttgardit në kupë, për të protestuar kundër çmimit të lartë të biletave.
Disa minuta para se të përfundojë ndeshja, tifozët “sulmuan” fushën me topa të tenisit si shenjë proteste kundër çmimit prej 70 eurove të një bilete, ndërkohë vendi më e lirë kushtoi 38.50 euro. Gjyqtari ndaloi ndeshjen derisa lojtarët e pastruan fushën nga topat e tenisit. Në anën tjetër, kapiteni Mats Hummels i luti tifozët që të ndalin “sulmin” me topa.