Deputetja Klodiana Spahiu dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako kanë inspektuar rrugën “Syri i Detit” në zonën e Spitallës e cila sapo ka përfunduar.
Kjo rrugë rreth 1 kilometër e gjatë i shërben një komuniteti të madh të kësaj zone. Kryebashkiakja Sako deklaroi se bashkia e Durrësit ju përgjigj kërkesës së banorëve të zonës për të rehabilituar këtë rrugë e cila tashmë lehtëson ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.
Sako shtoi se Spitalla, Porto Romano dhe Durrësi i Ri kanë përfituar shumë investime në këto vite por në mandatin e tretë të PS projekte dhe investime të tjera në infrastrukturë do të kryhen në këto zona.
Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se ky është një shembull mjaft i mirë i bashkëpunimit të komunitetit me pushtetin lokal i cili plotësoi një kërkesë të banorëve.
Spahiu deklaroi se janë një sërë investimesh madhore që kanë filluar në zonën e Spitallës të cilat do ta transformojnë tërësisht jo vetëm këtë lagje por të gjithë qytetin.