Ndeshja e 24 shkurtit midis Shqipërisë dhe Italisë në basketboll për femra do të luhet në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Kështu ka vendosur së fundmi kryesia e Federatës Shqiptare të Basketbollit, e cila ka hequr dorë nga “Asllan Rusi” për të luajtur në një ambient tjetër.

I ftohti i pallatit të sportit në kryeqytet, kushtet jo të mira (tualetet e dhomat e zhveshjes) si dhe frika e një gjobe të majmë nga FIBA-Europe, ka bërë që kryesia e FSHB-së të mendojë për një alternativë tjetër. “Ramazan Njala” është më në gjendje dhe më i adaptueshëm për ndeshjen e radhës ndaj Italisë, të vlefshme për “Eurobasket 2017”. Dhomat e zhveshjes, tualetet dhe një sallë më e “mbledhur” duket se garantojnë më shumë komoditet se “Asllan Rusi”.

FSHB-ja ka dërguar pranë FIBA-Europe kërkesën për ta luajtur ndeshjen me Italinë në Durrës dhe jo në Tiranë siç ishte vendosur fillimisht. Ndaj fqinjeve “azzurre” do të luhet në orën 18:00 të 24 shkurtit.