Atletët amerikanë të shqetësuar për virusin Zika do ta kenë vetë në dorë vendimin për të marrë pjesë ose jo në Olimpiadën Rio 2016. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka pranuar publikisht se virusi përbën rrezik për të gjithë planetin dhe këtu nuk përjashtohet as Brazili që është një prej vendeve më të prekura.

Në këtë mënyrë, Komiteti Olimpik Amerikan ka njoftuar të gjithë atletët se do të jenë ata personalisht që do të marrin vendimin për pjesëmarrjen në evenimentin që zhvillohet nga data 5 deri në 21 Gusht. Këtë e bën të ditur zëdhënësi i institucionit Patrick Sandusky në një intervistë për mediat.

“Po monitorojmë nga afër situatën dhe kemi kontakt me të gjitha institucionet përgjegjëse. Po plotësojmë çdo kusht në mënyrë që të garantojmë delegacionin tonë. Ata do të informohen për kushtet e vendosura nga autoritetet shëndetësore. Mendojmë se femrat që janë në pritje të një fëmije ose planifikojnë fëmijë në të ardhmen, nuk duhet të udhëtojnë drejt Brazilit”.

Por në alarn nuk janë vendosur vetëm Shtetet e Bashkuara pasi edhe në Brazil po punojnë për të ulur sa më shumë rrezikun. Pas disa ditësh në Rio do të inaugurohet “Acauatic Centre” që do të presë notarët nga i gjithë planeti dhe për këtë eveniment janë parashikuar shumë ftesa, prandaj organizatorët janë angazhuar për informimin e të pranishmëve. Ndërkohë, Kenya mund të mos marrë pjesë në Olimpiadë nëse virusi arrin nivelet e epidemisë.