“Ne tashmë, jemi të bindur se Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund të realizojë aspiratat e shqiptarëve”, kështu ka deklaruar deputeti socialist, Lefter Koka gjatë takimit me banorë të lagjes 8 në Durrës.

Më tej gjatë këtij bashkëbisedimi, kandidati Koka vuri theksin te arritjet e 8 viteve të qeverisjes socialiste, projekteve ambicioze të nisura, që kanë nevojë të vijojnë zbatimin e tyre.

“Unë jam në garë nën siglën e Partisë Socialiste, i bindur se është e vetmja forcë, e cila mund të realizojë aspiratat e shqiptarëve. Është e vetmja forcë, e cila në këto 8 vite ka bërë jo pak. Është e vetmja forcë, e cila u përball me dy ngjarje shumë të rëndësishme do thoja, siç ishte tërmeti dhe pandemia.”, u shpreh Koka.

Ndërsa në fund, ftoi qytetarët për të mbështetur alternativën e zhvillimit: “Kanë ngelur shumë pak ditë. Kjo është një garë, ku në këtë rast, votohet forca politike ku PS është e radhitur e 12-ta, pra në listë është nr.12, por keni dhe mundësinë për të votuar njërin nga kandidatët. Çdo njëri nga ne është përzgjedhur nga kryesia e PS për vlerat e tij të spikatura, por që jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, ku në vetvete përbëjmë një trup, i cili e çon PS në fitore”.