Mediat italiane kanë zbardhur mesazhin (SMS) që trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, i ka dërguar Klaudio Ranierit pas fitores që skuadra e tij, Leicester, arriti ndaj Mançester Sitit.

Aktualisht, Leicester udhëheq klasifikimin e kampionatit anglez me 53 pikë dhe kryesimi i Ranierit shihet si një nga suprizat e mëdha në këtë sezon. Një ditë pas fitores së Leicester me rezultatin 3-1 ndaj Mançester Sitit, mediat italiane kanë zbuluar edhe mesazhin që De Biazi i dërgoi kolegut të tij.

“Nga mrekullitë kupton Xhani de Biazi, i cili dje ishte para ekranit të televizorit dhe ka shpenzuar disa minuta për t’i dërguar një mesazh (SMS), Ranierit”,-shkruajnë mediat italiane. Mesazhi i De Biazit: “Përshëndetje Klaudio, pashë ndeshjen dhe u gëzove sikur të ishte ekipi im. Lexova emocione në fytyrën tënde dhe goli i 1-3 ishte gjysmë jashtë loje. Të përqafoj”,-ka shkruar De Biazi.

Gazetat italiane kanë bërë edhe një krahasim mes surprizës së skuadrës së Ranierit në Premier Ligë dhe kualifikimit historik të Kombëtares shqiptare në finalet e “Euro 2016” që do të luhen në qershor në Francë.“Edhe ne, si Leicester, jemi ftuar papritur në tryezën e të pasurve”, – ka thënë trajneri i kuqezinjve.