Një ditë e pafat ka qenë për mbrojtësin e Çelsit, Kurt Zouma takimi i kësaj të diele ndaj Mançester Junajtid (1-1). Mediat angleze kanë publikuar pamjet se si futbollisti pëson një incident të rëndë në fushë.

Në momentin që ai fiton një goditje të topit me kokë në pjesën e dytë, 21-vjeçari bie në fushë duke nxjerrë gjurin e djathtë. Ende nuk dihet se sa i rëndë është dëmtimi i mbrojtësit.

Mediat britanike kanë shkruar se ai u la për disa çaste në fushë nën dhimbjet e tmerrshme, ndërsa më pas u kërkua edhe zëvendësimi.