Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e bërë nga trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi dhe nivelin e treguar nga futbollistët kuqezinj. Në një intervistë televizive për “Ora Skaner”, Rama u shpreh optimist se trajneri nuk do ta braktisë Kombëtaren edhe pas Europianit.
“Nuk mendoj se Xhani do të largohet. Ka arritur një sukses të madh. Ka krijuar një lodër që nuk është e lehtë ta braktisë. Ai, kam përshtypjen se është i gëzuar që punon në Shqipëri dhe kjo është arsyeja që kompenson aspektin ekonomik”, tha Rama. Kryeministri shtoi se së shpejti do të ketë një ligj të ri për sportin. Kryesisht, Rama u ndal te borxhet e klubeve dhe te rrogat “nën minimunim jetik” siç i quajti ai, pagat e disa futbollistëve. Në mbyllje të intervistës, Rama përshkroi shkurtimisht me nga një batutë disa prej personazheve të sportit.
Për De Biazin
Lider
Për Dukën
Duka, sipërmarrës që nuk ia ha qeni shkopin
Për Lorik Canën
Cana, talent dhe vullnet bashkë, nuk ndodh shpesh
Për Fidel Yllin
Pasion i gjallë
Për Alegrin
Nëse do të huazonim një term nga zoologjia do të ishte dhelpër