Vllaznia e Armando Cungut pësoi humbjen e parë për 2016 në fushën e Teutës. Kuqeblutë edhe pse zhvilluan volum të madh loje u dorëzuan 1-0 në një stadium ku në fazën e parë kishin pësuar dy gola. Një sukses i merituar ky i Teutës që vjen si autokritike për disfatën me Flamurtarin në Vlorë një javë më parë. Sfida e “Niko Dovanës” nis mejëherë me një ritëm të lartë të diktuar nga skudra vendase. Pa u mbushur tri minuta loja Jonathan ve ne provë portierin Dragojeciv që pret në dy kohë. Portieri malazez shfaqet në lartësinë e duhur edhe pas goditjes me kokë të Ditës dy minuta më pas. Këmbëngluja e Teutës u shpërblye me gol në të 11, kur një krosimi i Lenës nga e majta shfrytëzohet në maksumin nga Jonathan, që e gjen një mënyrë për ta dërguar topin pas shpinës së Dragojevic. Në fakt më shumë është një autogol i Markut, të cilit iu përplas topi në këmbë për të përfunduar më pas në rrjetë. Vllaznia arrin të reagojë vetëm pas minutës së 20-të. Fillimisht Cinari gjeti mundësinë për të goditur brenda zonës, por nujk surprizohet Mocka. Një minutë më pas i vjen rasti Kalajës për të shënjestruar portën, por devijimi i Mockës me majën e gishtave mjaftoi për ta drejtuar topin në fundore. Pak caste më pas një dalje e gabuar e Mockës korrigjohet mbi vijën fatale nga Musta, që largon rrezikon me kokë. Ritmi i lartë ruhet edhe në pjesën e dytë, me Vllazninë që kërkon me cdo kusht golin e barazimit, por edhe Teuta nuk mbetet pas për shënuar golin e nokautit. Në të 63-ën Bardulla gjen mundësinë për të krosuar nga e majta për Dibrën i cili kontrollon bukur topin dhe godet me të majtën, por topi vetëm qeth shtyllën e portës durrsake. Në të 67 tentativa e Mustës me kokë përfundoi në fundore, ndërsa 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt goditija e Kalajës nga 20 metra nuk gjeti portën e Mockës.As minutat shtesë nuk i mjaftuan Vllaznisë për të shmangur humbjen, pasi Djemtë e Detit e ruajtën me fanatizëm avantazhin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Beqiri.