Barcelona nuk ndalet në serinë e fitoreve me katalanasit që triumfuan 2-0 ndaj Levantes në transfertë, falë dhe disa dhuratave të vendasve, sic ishte autogoli i pjesës së parë të David Navarros.
Levante që e luajti këtë ndeshje si e barabartë ju afrua golit në minutën e 38-të, por Morales u ndal nga shtylla, ndërsa dhe te Barca nuk munguan rastet e humbura si i Suarez. Pas një pjese të parë të vuajtur, Barca sërish hasi vështirësi dhe në të dytën, ku Messi madje pa t’i anullohej një gol në të 54-trën, me Mesin që u peshkua në pozicion jashtë loje. Levante nuk kishte forcën e duhur për të goditur gjë që nuk i mungonte Barcës, e cila në të 92-tën shënoi më në fund golin e 2-0, me Messin që dha një top të artë për Suarezin, i cili nuk fali më.
Me këtë fitore Barcelona ruan diferencën me ndjekësit në krye të klasifikimit duke treguar se dhe kur nuk dhuron spektakël arrin të fitojë pa shumë probleme.