Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka inkurajuar të rinjtë shqiptarë që të angazhohen në proceset demokratike të vendit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi iu ka bërë thirrje që të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Inkurajoj të rinjtë shqiptarë që të angazhohen në proceset demokratike të vendit dhe të marrin pjesë në votimet e datës 25 prill2021. Zgjidh, voto, vendos”, shkruan ai.

Më 25 prill pritet që të votojnë për herë të parë 107 024 të rinj.