Kryeministri Edi Rama ndodhet sërish në Durrës, ku ka vizituar mesditën e sotme qendrën e vaksinimit në sheshin “Liria” të qytetit.
Kreu i qeverisë shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, kryebashkiakja Emiriana Sako, drejtoresha e ISHP Durrës, Aurora Hyka si dhe nga kandidatë socialistë.
Në sheshin kryesor të qytetit, ku prej ditësh është ngritur tenda për vaskinimin masiv, kishte dhe forca të shtuara të policisë si dhe qytetarë të shumtë.