Njërëzit duket se janë shkaktar të përhapjes së sëmundjeve që po rrezikojn zhdukjen e bletëve.

Analiza e një prej viruseve më të përhapur të mjaltit, virusi i krahëve të deformuar (DËV), tregon se virusi është duke u përhapur me shpejtësi tek bletët për shkak të tregtisë me kolonitë e tyre.

Në veçanti, shitja e mjaltit evropian në të gjithë botën ka ndikuar që infeksioni të përhapet, duke e kthyer virusin në një epidemi globale, transmeton Gazeta Express.

Studimi, nga Universiteti i Exeter, gjeti se mjalti evropian është burimi i virusit të përhapur në bletët nga e gjithë bota.

Ky virus deri tani ka mbytur miliona bletë gjatë dekadave të fundit. Në këtë situatë është shtuar frika mbi të ardhmen e bletëve në botë, me implikime të mëdha në sigurinë bujqësore, ekonomitë globale dhe shëndetin e njeriut.