Pablo Armero është rikthyer sëish në Serie A, por këtë herë me skuadrën e Udineses. Pasi la Milanin në 2014, Almero shkoi në Brazil duke luajtur për skuadrën e Flamengos, por atje u dëgjua vetëm për bëmat e tij jashtë fushës se sa për aftësitë si futbollist.
Mediat italiane shkruajnë se Armero braktisi Milanin në muajin prill pas 8 ndeshjeve të luajtura. "Tani kuqezinjtë rrezikojnë ta gjejnë përballë, në fushë si titullar. Kjo për arsye se në javët e fundit, ai është bërë pjesë e skuadrës së Udineses. Në pankinë me Lazion dhe gjithmonë ka qëndruar ulur ndaj Empolit. Por kundër Milanit, Colantuono po mendon që ta fusë në fushë si titullar", shkruan "La Gazzetta dello Sport".
Por kolumbiani ka edhe një histori tjetër në Itali. "Ai u kap në shtëpi nga gruaja e tij Maria dhe nga fëmijët, duke biseduar me dy zonja të bëshme. Reagimi i gruas së tij më pas përfundoi nëpër gazeta: "Armero u rrah nga gruaja", shkruan gazeta italiane. Ndërsa më pas, çifti mohoi çdo gjë me anë të një video ku shfaqej një harmoni mes tyre. Ndoshta, shkruan gazeta italiane, por fqinjët e mbajnë mend mirë "shpërthimin" e gruas, Maria.