Tensionet në fushën e lojës mes Sasuolos dhe Romës duket se kanë shoqëruar edhe stafin mjekësor te pankina e skuadrës kryeqytetase. Edhe pse Roma e fitoi 2-0 ndeshjen e dy ditëve më parë me Sasuolon, mediat italiane kanë zbardhur disa nga incidentet që kanë ndodhur mes stafit mjekësor dhe trajnerit Spaleti.
Një përplasje me kokë mes Vrsaljkos dhe Gyomber, detyroi këtë të fundit të dalë jashtë fushës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Mjeku i Romës Rikardo del Veskovo, ndërhyri duke i fashuar kokën futbollistit, por ky fragment zgjati pothuajse dy minuta dhe trajner i Romës, Spaleti, po humbiste durimin. Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, në këtë kohë pati një mosfunksionim në komunikim mes stafit mjekësor dhe pankinës. Kjo bëri që Spaleti të bënte gati zëvendësimin e tretë, Emerson për Maikon.
Alarmi që Gyomber nuk mund t’ia dilte për të rihyrën në fushë, bën Spaletin të shpërthejë: “Nëse më keni detyruar të bëj zëvendësimin e tretë dhe Gyomber nuk futet në fushë, do t’ju vë zjarr.