Teksa na ndajnë vetëm 8 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video nga takimet elektorale në vende të ndryshme të Shqipërisë.
Në pamjet në fjalë shihen përkrahës demokratë, që ndjekin kryedemokratin Basha me makinë në turet e tij, ndërkohë që në sfond është kënga që simbolizon dhe fushatën e PD-së, “Unstoppable” të këngëtares me famë botërore, Sia.
Në këtë spot iu kujtohet qytetarëve që të votojnë numrin 9, për ndryshimin.





