Kelechi Iheanacho po shkëlqen gjatë këtij sezoni me Manchester City-in. Në 12 ndeshje, 19 vjeçari ka shënuar tetë gola, tre nga të cilët në ndeshjen e fundit kundër Aston Villa për Kupën FA. 

Pa dyshim që pas tripletës Iheanach duhet të ketë ngelur shumë i kënaqur me veten. Por nuk ka qenë i vetmi. Me golat e tij ai lumturoi edhe dikë tjetër. Një bastvënës anglez sipas "TheSportBible" kishte vënë një bast prej 200 eurosh për tripletën e sulmuesit Iheanacho, pasi mbaroi takimi ai ishte kishte fituar 7000 euro.