Mbreti i Melburnit vazhdon të jetë Novak Djokovic. Tenisti serb ka triumfuar për herë të gjashtë në karrierë në turneun Australian Open. Numri 1 i botës mundi në finale britanikun Andy Murray me rezultatin 3-0. Djokovic nisi fuqishëm, duke fituar setin e parë 6-1. Në setin e dytë, skocezi reagoi dhe luftoi shumë, por e humbi 7-5 edhe këtë set. Në setin e tretë, Djokovic arriti të fitonte vetëm pas “tie break”. Kështu, pas tri orë lojë, Djokovic fitoi ndaj Murray 6-1, 7-5 dhe 7-6. Me këtë fitore, tenisti serb barazon 11 titujt "grand slam" të fituara nga legjendat Rod Laver dhe Bjorn Borg.
Tenis, Novak Djokovic fiton për herë të gjashtë Australian Open
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Tentoi bashkë me 3 të tjerë të kryenin një vrasje, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari (EMRI)
EMRI/ Plagoset me thikë në kokë 26-vjeçari, niset me urgjencë drejt spitalit
Shpërthim i pazakontë i gripit në Evropë dhe SHBA, varianti i ri K i virusit H3N2 rikthen maskën
Sulm me dronë në një komplek pallatesh në Ukrainë, raportohet për shtatë të plagosur





