Chelsea e ka prezantuar sulmuesin brazilian, Alexandre Pato, i cili është transferuar në formë huazimi nga skuadra braziliane, Corinthians, deri në fund të këtij sezoni. Në intervistën e tij të parë për ‘Blutë e Londrës’, ish-sulmuesi i Milanit është shprehur tejet i lumtur që do të luajë në Premierligë, teksa thotë se iu realizua ëndrra.

“Jam shumë i lumtur që jam një futbollist i Chelseat. Kjo është një ëndërr për mua”, deklaroi Pato.

“Mezi pres për që t’i takoj bashkëlojtarët e të luaj me fanellën e Chelsea-t. Dua të falënderoj kryesinë e klubit për besimin e dhënë që të luaj në Premierligë”, tha ndër të tjera ish-sulmuesi i Milanit.