Deri më sot, mund t’i keni hedhur të gjithë ju lëvoret e qepës, por nuk duhet ta bëni më. Vlerat ushqyese të lëvores së qepës mund t’i marrim duke e përdorur atë në të gjitha ushqimet që konsumojmë gjatë ditës.

Universiteti “Cranfield” në Britani ka kryer një studim, nga ku rezultoi se qepët me lëkurë më të errët janë më të fuqishme dhe kanë veti më të forta antioksiduese.
Për t’i marrë të gjitha përfitimet e nevojshme të qepës, futini lëvoret e një ose dy kokrrave në një tenxhere me ujë. Uji me lëvoret e qepës duhet të vlojë dhe më pas ta pini atë. Nëse doni, mund t’i shtoni pak sheqer dhe limon. Përfitimet nga ky lëng janë shumë të mëdha, si për të luftuar ftohjen dhe gripin, ashtu edhe për sëmundjet e ndryshme.

Qepët gjithashtu janë shumë efektive në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalimin e gjakderdhjes në hundë, mbytjen e qelizave të kancerit dhe forcimin e imunitetit.