Keni dëgjuar ndonjëherë për tensionin e syrit apo të ashtuquajturën Glaukoma?

Ajo është sëmundja, që ka verbuar miliona njerëz në botë. Me rritjen e tensionit të syrit rritet edhe presioni i lëngut brenda tij, duke shkaktuar dëme të parikuperueshme të nervit optik.

Studimet 25 vjeçare kanë treguar se, për të ruajtur shikimin duhet të konsumoni sa më shumë perime me gjethe.Këtë fakt e mbështet edhe Jae Kang, profesor në shkollën mjekësore të Harvardit.

“Glaukoma ka të bëjë me rritjen e presionit brenda syrit dhe dëmtim të nervit optik. Faktori kryesor, që rregullon qarkullimin e lëngut në sy, është një substancë e quajtur Oksidi Nitrik.

Kur ju konsumoni sasi të mëdha të perimeve me gjethe,keni një sasi më të madhe të kësaj substance në trupin tuaj.”, -shpjegon Kang.

Sipas nutricistëve, perimet që përmbajnë sasi të lartë të Oksidit Nitrik janë spinaqi, panxhari, selinoja, lakrat,kopra dhe radhiqet.

Mundohuni që, të paktën në një vakt të ditës të përfshini një prej perimeve të mësipërme.