Klubet portugeze të divizionit të dytë, Segunda Liga, do të detyrohen në të ardhmen të përfshijnë një futbollist kinez në skuadër.

Gjithçka vjen nga marrëveshja me sponsorin e ri, kompaninë kineze të llambave, Ledman. Në bazë të marrëveshjes, 10 klubet e para në Segunda do të detyrohen të federojnë të paktën një futbollist kinez, ndërsa kampionati do të emërtohet "Ledman Proliga" dhe gjithashtu në këtë kampionat do të punësohen edhe 3 ndihmës trajnerë nga Kina.