Kombëtarja shqiptare festoi kualifikimin e madh për në Europian edhe një ditë pas ndeshjes ndaj Armenisë, teksa nga gëzimi i madh lojtarët "harruan" që kishin një ditë pa ngrënë. 

Bekim Balaj dhe Odise Roshi tregojnë disa detaje interesante në dokumentarin më të ri të Digitalb, "Shigjeta dhe Bekimi Kuq e Zi" me gazetare Ilda Bejlerin. 

"Gjatë kohës që do të iknim për në festën e organizuar në Tiranë, Edi Rama ishte shofer dhe i thamë që jepi pak më shpejt se jemi pa ngrenë. Sa mbaruam në Kryeministri na shtruan një koktej të vogël. Djemtë nuk po shkëputeshin", tregon Balaj. Odise Roshi ndërkohë shtojnë edhe një batutë tjetër: "kryeministri na tha se jo ditë, por paskeni vite pa ngrënë".