Konsumimi i arrave dhe llojeve tjera të bajameve sjell efekte pozitive shëndetësore. Ky është rezultati mbresëlënës i arritur nga Universiteti i Navarra-s në Spanjë.

Hulumtuesit mblodhën të dhëna për pesë vite rresht mbi konsumin e bajameve te 17 184 pjesëmarrës, të cilët dy herë në vit iu përgjigjën një pyetësori online përmes internetit, në lidhje me sasinë e konsumit të bajameve.

Nga rezultatet u dëshmua se individët të cilët konsumuan bajame të paktën dy herë në javë, kishin 56% më pakë gjasa të vdekshmërisë të çfarëdo lloj shkaku, sesa ata të cilët konsumuan fare pak bajame ose kurrë.

Hulumtimi në fjalë u publikua në revistën “Nutrition”, i cili nxiti edhe shumë kundërthënie.