Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus ka kritikuar mesfushorin Granit Xhaka, që sipas tij sjelljet arrogante të mesfushorit shqiptar i kushtuan Gladbachut me humbje ndaj Dortmundit. Xhaka mungoi në derbin shumë të rëndësishëm ndaj Dortmundit për shkak të pezullimit që kishte marr për kartonin e kuq ndaj Darmstadtit, kur kishte shkelmuar lojtarin kundërshtar, ndërsa mungesa e tij ka pasur një ndikim shumë të madh në ekipin e Gladbachut.
Në një intervistë për “Sky” Matthaus ka thënë se Xhaka më nuk është i ri, ai duhet të tregojë maturi në këtë moshë, përndryshe karriera e tij do të merr fund nëse vazhdon me ato sjellje. “Trajneri Schubert sigurisht se e mbron Xhakën, kjo është normale. Por, unë e shoh paksa më ndryshe. Ai nuk është më lojtarë i ri, në moshën 23 vjeçare". "Ai është përfaqësues i Zvicrës, nuk mund të zgjasë më tepër procesi i pjekurisë, ai duhet të ndryshojë përndryshe karriera e tij do të merr fund”, është shprehur Matthaus për Sky.