Interi ka lëshuar fitoren nga duart pasi Carpi ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutat shtesë të takimit, në anën tjetër Napoli ka arritur fitore të rëndësishme në Serie A duke e mposhtur 4:2 Sampdorian. Interi i Roberto Mancinit ka pesuar gol në minutën e 92’të të takimit kur gjyqtari kryesor kishte dhënë katër minuta shtesë. Me këtë rast, Interi ka lëshuar tri pikë shumë të rëndësishme nga duart duke marr në fund vetëm një pikë.

Për Interin shënoi Rodrigo Palacios në minutën e 39’të të takimit derisa barazoi Kevin Lasagna në minutat shtesë të takimit.Në anën tjetër Napoli e ka mposhtur Sampdoria me rezultat 4:2. Golat për Napolin i shënuan, Higuain, Insigne, Hamsik dhe Mertens, derisa për Sampdorian shënuan Correa dhe Eder.Pas kësaj fitoreje, Napoli renditet e para në tabelë me 47 pikë, derisa barazimi 1:1 me Carpin e lë Interin në pozitën e katërt në tabelë me 41 pikë.