Shpëtim Moçka po kalon një formë të shkëlqyer dhe këtë e tregoi ndaj Kukësit. Portieri vlonjat i Teutës bëri disa pritje vendimtare, duke shmangur gola të sigurt.

Shtatlarti ka një konkurrent të fortë për të qenë numri një i portës, teksa në stol ka ulur kapitenin e Teutës, Bledian Rizvani.

Në prononcim portieri shfaqet modest, duke shpërndarë merita për gjithë ekipin.“Nuk është vetëm merita ime, thjesht bëra detyrën. E gjithë skuadra u paraqit mirë dhe mendoj se e merituam fitoren. Shpresoj që të kalojmë në gjysmëfinale tashmë, sepse kemi marrë një rezultat të mirë në këtë ndeshje të parë. Gjithsesi, na presin 90 minuta të vështira në Kukës. Duhet të shënojmë në ndeshjen e kthimit për të marrë kualifikimin, çdo gjë mbetet e hapur, kështu që duhet vlerësim ndaj kundërshtarit”, deklaroi portieri, i cili, pas disa momenteve jo të mira në sezonet e kaluara, po kthehet në një prej “gardianëve” më të mirë në Superiore.

Duket se Magani i ka gjetur “çelësin” e suksesit portierit vlonjat.