Pak muaj nga starti i Europianit të futbollit këtë verë, në Kombëtaren zvicerane të futbollit shpërthen një skandal seksual me përmasa të mëdha që mund të trazojë atmosferën te helvetikët. Gjithçka daton në vitin 2005, por vetëm këtë fundjavë janë bërë publike faktet se një portier i formacionit zviceran akuzohet zyrtarisht se ka përdhunuar në grup një femër, çka mund të sjellë pasoja të rënda ligjore.

Futbollisti që asokohe militonte me skuadrën e Thun në Superligën helvetike, së bashku me dy kolegë të tjerë, dhunoi seksualisht një vajzë dhe tani prokuroria federale kërkon gjykimin publik.

Çështja u regjistrua në Prokurorinë e Bernës, por u mbyll në vitin 2013 për mungesë faktesh, që mesa duket kanë dalë në dritë vetëm këtë janar pas disa imazheve kompromentuese.