Këngëtarja Mariah Carey është fejuar me miliarderin James Packer.
Historia e dashurisë, e nisur vitin e shkuar, duket se është kurorëzuar me fejesë.
Australiani madje i ka dhënë 45-vjeçares një unazë fejese me një vlerë prej 7.5 milionë dollarë.
Një vit pas lidhjes, miliarderi i kazinove, 47-vjeçari Packer iu ul në gjunjë dhe i kërkoi dorën.
Diva e popit ka dy fëmijë, binjakët katërvjeçare Moroccan dhe Monroe nga martesa e mëparshme me Nick Cannon.





