Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar mëngjesin e sotëm me publikimin e atyre që i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vite”.

Basha ngre shqetësimin se Shqipëria ofron mbështetjen më të ulët për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.

“8 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët? Përgjigjja: 40%. Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.”