Dhembët e dëmtuar janë vetëm një pasojë e indiferencës ndaj higjenës së dhëmbëve.

Nëse ju nuk i lani dhembët tuaj rregulisht, problemi mund  të jetë më i rëndë se kaq.

Ndoshta nuk e kishit menduar se çfarë lidhjeje ka midis dhembëve të palarë dhe sëmundjes së zemrës.

Një studim britanik i kryer me mbi 12.000 të anketuar konfirmoi se ata që nuk lajnë dhëmbët dy herë në ditë, kanë 70% rrezik më të lartë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu bakteret nga goja pas hyrjes në gjak mund të provokojnë infeksionet në trup.

Nëse nuk i lani dhëmbët rregullisht, midis shtresës pllakatë dhe dhëmbëve do t’ju shfaqet një shtresë bakteriale. Pasoja mund të jetë inflamacion i mishrave të dhëmbëve. Nëse ajo nuk është shëruar, kjo mund të shkaktojë paradontisi, një infeksion serioz i mishrave.

Bakteret nga goja mund të shkaktojnë inflamacion të arterieve. Kjo mund të vijë nga paraqitja e arteriosklerozës dhe për shkak të saj, rreziku i goditjeve dhe sulmit në zemër është më i lartë.

Pneumonia është një nga shkaqet më të mëdha të vdekjes së njerëzve të moshuar. Ajo shpesh shfaqet për shkak mbeturinave që thithen nga dhëmbët.

Kur këto grimca arrijnë në mushkëri, ata mund të shkaktojë një inflamacion të rrezikshëm.