Aktori i humorit Besart Kallaku, ka reaguar edhe këtë herë për sherrin e radhës mes dy femrave të njohura për opinion publik shqiptar.
Debati mes Alketa Vejsiut dhe Dalina Buzit, ishte ditën e djeshme pothuaj në të gjithë mediet online dhe kjo nuk kishte si t’i shpëtonte dhe Besit. Në një video plot nota humori dhe ironie të publikuar në Facebook, Besi shpreh “shqetësimin e madh” duke thënë se Shqipëria ka mjaft probleme dhe se nuk i duhet edhe ky i vajzave tani dhe madje i ka bërë thirrje Ramës, Metës e Bashës që të ulen e të diskutojnë për këtë problem “madhor”.
Një video të ngjashme me këtë të fundit, Besi publikoi edhe për sherrin e disa kohëve më parë mes Iva Tiços dhe Bleona Qeretit.
Ndiqni videon për më tepër:





