Veshkat si organe që filtrojnë e nxjerrin jashtë trupit toksinat kërkojnë përkujdesje të rregullt për aq kohë sa ekziston rreziku që toksinat të mbesin në trup dhe ti dëmtojnë këto organe. Kësisoj është i nevojshëm konsumimi i lëngjeve që i pastrojnë ato.
Panxhari dhe lëngu i tij është një pije mjaft efikase. Ai ka antioksidantë të cilët përmirësojnë kualitetin e urinës dhe aciditetin. Kjo mund t’ju ndihmojë në pastrimin e fosforit të kalciumit që krijohet në veshka.
Largimi i kalciumit nga veshkat jo vetëm që përmirëson funksionin e tyre, por edhe ulë gjasat e zhvillimit të gurëve.