Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë. Në emisionin “Boom” gjatë ditës së sotme këngëtarja dhe moderatorja i drejtohet koleges së saj Fiori Dardhës duke i thënë se është beqare dhe ndryshe nga sa mund të mendoni duket shumë në humor. “Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet Rozana, ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur. Do ta festojmë ee dhe do ha një darkë me Arben Ahmetajn në Turqi.”

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes Rozit dhe partnerit të saj, por nuk përjashtohet mundësia që e gjitha të jetë një inskenim për shkak të emisionit të tyre me natyrë satirike. Kujtojmë se në gusht të vitit 2018-të Rozana zyrtarizoi lidhjen disavjeçare me fejesë. Po ashtu, në verën e vitit të kaluar në një intervistë në Instastory me fansat e saj, Rozana jo vetëm që konfirmoi se do t’i japë fund beqarisë, por tha se dasma do të ndodhë më shpejt nga ç’e kemi pritur.

Se çfarë ka ndodhur në realitet ende nuk dihet, por me siguri Rozana do na qartësojë në vijim.