200 studentë të Fondit të Ekselencës i janë bashkuar Partisë Socialiste, në 24-vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar. Blendi Klosi, sekretari organizativ i Partisë Socialiste, tha se kontributi atyre të rinjve ishte i rëndësishëm për Partinë Socialiste, por edhe për vete të ardhmen e tyre.
Po kaq të rëndësishme e cilësoi anëtarësimit e studentëve edhe kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama. Por, kreu i selisë rozë, duke parë se pjesa më e madhe e atyre që morën kartën e anëtarësimit ishin vajza, nuk i kurseu batutat. “Po kalojmë nga diktatura e burrave në diktaturën e grave, – tha kryeministri rama. – Dikujt mund t’i duket më e pëlqyeshme, por, si çdo diktaturë, është një ferr më vete.”





