Komisioni i posaçëm kuvendor për reformën në drejtësi ka vendosur t’ia ngecë Komisionit të Venecias zgjidhjen e ngërçit të krijuar mes forcave politike në vend, duke i dërguar të gjitha draftet njëherësh.
Sot, komisioni i posaçëm kuvendor për reformën në drejtësi ka zhvilluar një mbledhje të gjatë, ku të pranishëm ishin të gjithë deputetët anëtarë, përfshirë edhe ata të Partisë Demokratike. Praktika e punës e donte që të diskutohej drafti i hartuar nga grupi i ekspertëve dhe, më pas, t’i dërgohej zyrtarisht për mendim Komisionit të Venecias. Por, meqë grupi i ekspertëve nuk mori parasysh as mendimet e opozitës dhe as ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes draftit të hartuar nga Ministria e Drejtësisë, sot komisioni i posaçëm kuvendor për reformën në drejtësi vendosi për të mos vendosur.
Gjithçka do t’i përcillet Komisionit të Venecias do të jetë ky institucion që do të japë rekomandimet përfundimtare.