Në kohën të cilën po jetojmë, kohë kjo ku shoqëria jonë është super-e digjitalizuar, është e lehtë të harrosh gjërat më të thjeshta.

Kjo përfshin edhe gjërat e rëndësishme si gjumi. Deri kohët e fundit, koha minimale e gjumit rekomandohet të jetë 8 orë, përderisa nëse personi është më i vjetër se 60 vjet atëherë gjumi rekomandohet edhe më shumë.

Kështu, për shkak të zhvillimit të teknologjisë dhe ardhjes së shumë pajisjeve të reja, ka shumë gjëra që i privojnë njerëzit nga gjumi i natës, shkruan Gazeta Express.

Përderisa bota jonë po ndryshon, ne po neglizhojmë edhe funksionet më themelore të njeriut. Ne po konsumojmë më shumë ushqim të shpejtë, po qëndrojmë më shumë zgjuar natën dhe po i shohim familjet tona më pak.

Në studime të shumta është bërë e ditur se rreth 40 milionë të rritur vuajnë nga pagjumësia, përderisa 60% e të rriturve kanë raportuar se kanë probleme me gjumë disa herë në javë.

E për të arritur një gjumë më të mirë gjatë natës, ekziston një recetë himalajane e cila duket se ndihmon shumë.

Kjo është receta:

Përzieni 5 lugë çaji mjaltë dhe 1 lugë çaji kripë deti. Vendosni në një tegull. Lëreni aty për 24 orë dhe më pas vendosni pak nga kjo përzierje nën gjuhë dhe lejojeni që ajo vetë të tretet.

Ky ilaç natyral për gjumë ndihmon që t’ju zërë më lehtë gjumi dhe redukton dukshëm trullosjen pasi të zgjoheni